VIDEO/ Haland i ‘çmend’ të gjithë me shpejtësinë, vrapon 90 metra për më pak se 10 sekonda

VIDEO/ Haland i ‘çmend’ të gjithë me shpejtësinë, vrapon 90 metra për më pak se 10 sekonda

14:34, 23/09/2020

Shpejtësia është një tjetër armë e fortë e sulmuesit të talentuar të Borusia Dortmundit, Erling Haland.

Futbollisti norvegjez shënoi një statistikë të frikshme në takimin kundër Borusia Mynshenglabahut (3-0), duke realizuar golin e tretë pasi përshkroi 90 metra për më pak se 10 sekonda përpara se të dërgonte lehtësisht topin në rrjetë.

Kjo shifër i ka mahnitur të specialistët dhe tifozët. Haland konsiderohet njëri prej sulmuesve me të ardhmen më premtuese në Europë.

Gjatë sezonit të kaluar ai realizoi plot 44 gola me Salzburgun dhe Borusia Dortmundin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco