UEFA përzgjedh 3 kandidatët për trajnerin më të mirë, janë të tre gjermanë

UEFA përzgjedh 3 kandidatët për trajnerin më të mirë, janë të tre gjermanë

14:11, 23/09/2020

UEFA ka publikuar kandidatët finalë për çmimet e sezonit 2019-2020 në kompeticionet e klubeve.

Përsa i përket trajnerëve, çmimi do të shkojë në Gjermani, pasi konkurrojnë 3 trajnerë nga i njëjti vend: Jurgen Klop (Liverpool), Hans Diter-Flick (Bayern Mynchen) dhe Jurgen Nagelsman (Leipzig).

Ceremonia e ndarjes së çmimeve për trajnerin dhe lojtarin më të mirë të sezonit do të zhvillohet më 1 tetor, kur do të hidhet dhe shorti për ndarjen e grupeve të Ligës së Kampioneve.

Përsa i përket lojtarit më të mirë, UEFA ka përzgjedhur 3 kandidatë të cilët janë: Kapiteni i kampionëve të Europës (Bayern Munchen) Manuel Neuer, sulmuesi Robert Lewandowski dhe mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne.

E veçanta është se për herë të parë që prej vitit 2010, dy superyjet e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, nuk nominohen për këtë çmim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco