Lojtari i Real Madridit me Koronavirus, i gjithë ekipi bën testin

Lojtari i Real Madridit me Koronavirus, i gjithë ekipi bën testin

08:53, 23/09/2020

Martin Odegaard rezulton pozitiv me Koronavirus. Pas kryerjes së analizave PCR tek anëtarët e ekipit të Real Madridit pas kthimit të tyre nga qyteti San Sebastian, ku barazuan 0-0 me Real Sociedadin, norvegjezi ka rezultuar i prekur nga COVID-19.

Infektimi i Odegaardit ka bërë që të gjithë lojtarët të kryejnë testin të martën pasdite për të garantuar kthimin në stërvitje, duke zbatuar protokollin e sigurisë.

Lojtari norvegjez është i izoluar në shtëpi dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë kundër Betisit të shtunën e ardhshme.

Një mungesë e rëndësishme për Zinedine Zidane në javën e dytë të La Ligas.

Nëse e gjithë skuadra madrilene do të rezultojë negative këtë të mërkurë në mëngjes, ekipi do të jetë në gjendje të kthehet në stërvitje normalisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco