Juventus prezanton Alvaro Moratan, ja detajet e kontratës

Juventus prezanton Alvaro Moratan, ja detajet e kontratës

23:22, 22/09/2020

Pritej vetëm zyrtarizimi, i cili ka ardhur pak momente më parë. Alvaro Morata tashmë është lojtari i Juventus. Lajmi është publikuar vetë nga klubi torinez në faqen zyrtare, ku njoftoi se sulmuesi spanjoll tashmë do të jetë nën urdhrat e trajneri Andrea Pirlo.

Image

Juventusi bëri të ditur se ishte arritur me Atletikon marrveshja për të huazuar lojtarin për sezonin 2020/2021, kundrejt pagesës së 10 milionë eurove, ndërsa në fund të sezonit, Juventusi kishte të drejtën që të blinte përfundimisht kartonin e tij për 45 milionë euro, të cilat mund t’i paguante në tre sezonet në vijim.

Njëkohësisht, ekzistonte edhe opsioni që Juventusi të zgjaste edhe një vit huazimin e tij kundrejt vlerës së 10 milionë eurove, me blerjen përfundimtare të kartonit në vitin 2022 që do të regjistrohej për shumën e 35 miionë eurove. Marrëveshje këto për të lehtësuar sa më shumë arkat e Juventusit, i cili po kalon një krizë financiare dhe ka parë se si është shtuar ndjeshëm edhe borxhi që ka ndaj bankave apo fondeve të kredive.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco