E kryer, Luis Suarez do t'i bashkohet Atletico Madrid

E kryer, Luis Suarez do t'i bashkohet Atletico Madrid

22:37, 22/09/2020

Luis Suarez dhe drejtuesit e Barcelonës pak çaste më parë kanë zhvilluar një takim për zgjidhjen çështjes së të ardhmes së lojtarit uruguaian.

Të hënën në mbrëmje, Josep Maria Bartomeu kishte vendosur të vinte veton për largimin e lojtarit te Atletico de Madrid. Kreu i Barcelonës nuk dëshiron të forcojë një rival falas dhe prandaj kërkoi që transferimi të kryhej kundrejt një pagese.

Mirëpo, klubi madrilen nuk dëshironte që të paguante për lojtarin, kështu që aktivizoi planin “B” dhe filloi kontaktet për transferimin e Edison Cavanit. Megjithatë, në takimin e zhvilluar mbrëmjen e sotme mes drejtuesve të ekipit katalanas dhe Suarez u gjend zgjidhja që i përshtatet të gjitha palëve të përfshira në operacion.

Siç raportojnë “Mundo Deportivo” dhe “Cadena SER “, Luis Suarez do të bashkohet me ekipin e Atletico Madrid (kjo ishte edhe dëshira e lojtarit).

Gjithashtu edhe klubet kanë arritur marrëveshje për transferimin e Suarez. Shuma nuk bëhet e ditur, por pritet të jetë e ulët me disa bonuse lehtësisht të arritshme nga klubi madrilen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco