Barcelona refuzon tre oferta për talentin e skuadrës

Barcelona refuzon tre oferta për talentin e skuadrës

21:57, 22/09/2020

Kohët e fundit emri i Pedrit te Barcelona u përmend si një “kandidat” i mundshëm për t’u huazuar. Mirëpo, Barcelona dhe Ronald Koeman kanë ndryshuar qëndrim mbi këtë çështje, pas perfomancave të shkëlqyera të 17 vjeçarit në  miqësoret e zhvilluara në fazën përgatitore.

Kjo u konfirmua nga refuzimi i tre ofertave, siç raporton “Sport”. Nëse ishte bërë e ditur nga mediat spanjolle që Bayern Munich ishte përpjekur për të transferuar lojtarin, por nuk ia kishte arritur, “Sport” raporton se dy klube të tjera kanë provuar. Dhe këto janë Borussia Monchengladbach dhe PSV Eindhoven, të cilat kanë tentuar, por kanë dështuar për transferimin e talentit. Pedri do të qëndrojë sezonin e ardhshëm te Barcelona.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco