Konfirmohen dy largimet nga Tirana, ja emrat

Konfirmohen dy largimet nga Tirana, ja emrat

19:56, 22/09/2020

Tirana përmes një postimi në faqen e klubit në rrjetet sociale ka zyrtarizuar ndërprerjen e bashkëpunimit me drejtorin sportiv Arbi Laçi dhe menaxherin e ekipit, Mario Nikolli.

Klubi kryeqytetas ka falënderuar dyshen për kontributin dhe ka bërë të ditur se kjo është thjesht një mirupafshim dhe jo një lamtumirë.

Kujtojmë që  pak ditë më parë në postin e drejtorit sportiv te bardheblutë u emrërua, Tefik Osmani.

Njoftimi i Tiranës:

Klubi i Futbollit Tirana njofton se ka pranuar dorëheqjen e drejtorit sportiv Arbi Laci dhe menaxherit të klubit Mario Nikolli. Pas disa viteve të suskesshme bashkpunimi, ku janë rritur brenda dyerve te klubit bardheblu duke prekur kështu të gjitha shkallët hierarkike dhe duke kurorëzuar suksesin e tyre me titullin kampion, Laçi dhe Nikolli ndajnë rrugëtimin e tyre me kampin e kampionëve. Kjo është një mirëupafshim por jo një lamtumirë. #faleminderitArbi #faleminderitMario

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco