Rummenigge: Këtë gjë tek Bayerni nuk e kam parë kurrë, Flick ka bërë...

Rummenigge: Këtë gjë tek Bayerni nuk e kam parë kurrë, Flick ka bërë...

18:10, 22/09/2020

Karl-Heinz Rummenigge nuk ka kursyer elozhet për trajnerin e Bayern Munchen, Hansi Flick.

Sipas legjendës gjermane suksesi i bavarezëve vjen për shkak të trajnerit Hansi Flick i cili ka formuar një skuadër të jashtëzakonshme.

“Nga momenti që ka marrë drejtimin e skuadrës në nëntor është sikur dikush ka ndezur dritën përsëri”, ka thënë Rummenigge për Deutschen Presse-Agentur në lidhje Flick.

“Mund të ndihemi me fat sepse bëhet fjalë për një person të jashtëzakonshëm. Hans ka vënë në dispozicion punën e tij, eksperiencën e tij dhe empatinë e tij. Duket sikur ka vite që punon me ne. Nuk i kam parë kurrë të gjithë lojtarët të ndjekin një trajner siç po ndodh tani. Besoj se ndikimi i tij është një rezultat i pabesueshëm. Për në vlen me të vërtetë tani ‘një për të gjithë, të gjithë për një'”, tha Rummenigge.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco