Në një lidhje me Ibrën? Dileta e thotë troç: Nuk do shkoja kurrë me një burrë të...

Në një lidhje me Ibrën? Dileta e thotë troç: Nuk do shkoja kurrë me një burrë të...

17:21, 22/09/2020

Gazetarja e njohur e sportit në Itali, Dileta Leota dhe sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic përfliten për një lidhje dashurie, pasi para pak kohësh ata u panë të darkonin së bashku në një lokal në Sardenjë.

Në atë kohë, Dileta sapo ishte ndarë nga i fejuari dhe kaq mjaftojë që dyshimet të shtoheshin edhe më shumë.

Ibra është në një martesë prej gati 20 vitesh dhe kjo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve për lidhje me gazetaren e njohur. Menjëherë pas këtyre lajmeve, Dileta mohoi gjithçka duke thënë se ishin thjesht miq.

Në një intervistë për revistën “Chi”, bukuroshja tha se ajo kurrë nuk do të lidhej me një burrë të martuar.

“Unë tani jam beqare. U ndava nga fejesa që kisha dhe duhet të gjeja guximin për të bërë gjëra të rëndësishme.

Duhet të isha në gjendje ta përballoja faktin që të qëndroja e vetme e ulur dhe për të parë një film, ndryshe nga sa isha mësuar më parë.

Të lidhem me një të martuar është e papranueshme për mua, me gjithë këto mundësi zgjedhjesh, duket të jesh e kujdesshme për të mos e vendosur veten në situata të gabuara.”./Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco