VIDEO/ Sulmuesi i Kombëtares i bashkohet nismës së Ligës, thirrje qeverisë të mbështesë futbollin

VIDEO/ Sulmuesi i Kombëtares i bashkohet nismës së Ligës, thirrje qeverisë të mbështesë futbollin

15:24, 22/09/2020

Vazhdon bojkoti dhe debati në distancë mes Ligës Profesioniste dhe qeverisë në lidhje me bojkotin për shkak të mosplotësimit të katër kërkesave, që kanë lidhje me lehtësimin financiar të klubeve, me qëllim mosfalimentimin e tyre dhe nxitjen e investimeve në futboll.

Qeveria kërkon prej ditësh uljen në tavolinë dhe shqyrtimin e tyre me deputetin Fidel Ylli dhe ministren e financave, Anila Denaj.

Liga kërkon një takim me kryeministrin Edi Rama, teksa ditën e djeshme Ylli dha sinjalet se kryeministri mund t’i presë në një moment kur do jetë i lirë.

Deri në arritjen e këtij synimi, Liga do vazhdojë të lobojë dhe sot ka vendosur ta bëjë këtë nëpërmjet një thirrje të bërë nga sulmuesi i Kombëtares, Bekim Balaj.

“Futbollin e kemi krenari kombëtare dhe tani më shumë se kurrë duhet t’i gjendemi pranë. I bëj thirrje qeverisë që t’i hedhë sytë më shumë nga futbolli”, janë fjalët e shkodranit në video.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco