Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Neymar rrezikon pezullim të gjatë, mund të humbasë vitin

Neymar rrezikon pezullim të gjatë, mund të humbasë vitin

14:44, 22/09/2020

Ylli i PSG-së, Neymar, rrezikon të dënohet me plot 8-10 ndeshje pezullim nga Komisioni i Disiplinës së Ligës Franceze.

Sipas “El Partidazo de COPE”, klubi i Marsejës disponon pamje të një rasti ku braziliani ofendon rëndë në bazë racore futbollistin japonez Hiroki Sakai.

Në rast se kjo gjë vërtetohet, atëherë Neymar rrezikon të mos luajë deri në fillim të vitit 2021.

Organet përkatëse janë duke u marrë me këtë pretendim të klubi të Marsejës, teksa në ditët në vijim pritet të vijë edhe vendimi përfundimtar.

Në rregullore është e përcaktuar qartë që ofendimet në bazë racore dënohen nga 8 deri në 10 ndeshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco