Rikthehet në “Selman Stërmasi’ derbi i kryeqytetit

Rikthehet në “Selman Stërmasi’ derbi i kryeqytetit

14:21, 22/09/2020

Këtë të enjte Tirana me shumë mundësi do të zhvillojë një tjetër miqësore. Bëhet fjalë për përballjen me Dinamon.

Stafi bardheblu, me planin që nuk do të luhet ndeshje në këtë fundjavë, ka menduar që të luajë miqësore me Dinamon.

Si ditë është caktuar e enjtja, ndërsa vendi do të jetë “Selman Stërmasi”.

Për bardheblutë ky do të jetë testi gjeneral para nisjes së skuadrës drejt Zvicrës.

Kujtojmë që Tirana deri sot ka zhvilluar katër miqësore, me Pogradecin, para Tbilisit, ku fitoi.

Më pas u përball me Apoloninë që humbi dhe dy fitoret me Vllazninë dhe me 21-vjeçarët bardheblu.

Pas shumë muajsh bardheblutë do të luajnë derbin me Dinamon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco