Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Suarez merr shtetësinë italiane me anë të një mashtrimi

Suarez merr shtetësinë italiane me anë të një mashtrimi

11:26, 22/09/2020

Një kthesë e bujshme në provimin e marrë në Perugia nga Luis Suarez për të marrë shtetësinë italiane.

Guardia di Finanza ka bërë një kontroll në universitetin ku futbollisti ka dhënë provimin e gjuhës italiane dhe ka gjetur parregullsi.

Nga hetimet doli se temat e provimit të gjuhës italiane dhe rezultatet të Suarez ishin rënë dakort më parë.

Për të ardhmen "italiane" të Suarez, planet po bëhen më të ndërlikuara.

Për momentin nuk është ende e qartë se si do të evoluojë situata pas zhvillimeve të fundit dhe kontrolleve nga Gdf, por me siguri çështja do të ketë pasoja të mëtejshme për sulmuesin blaugrana.

Dokumentet në dorë, lojtari dhe Universiteti i Perugia do të thirren të përgjigjen për incidentin, duke shpjeguar në detaje se si shkuan gjërat.

Një situatë për tu trajtuar me shumë kujdes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco