Tronditet Italia, gjendet i vdekur gjyqtari De Santis së bashku me një femër 30-vjeçare

Tronditet Italia, gjendet i vdekur gjyqtari De Santis së bashku me një femër 30-vjeçare

09:33, 22/09/2020

Një tragjedi e vërtetë ajo që ndodhi në Leçe, qytet në krahinën e Puglias, në jug të Italisë.

Gjyqtari i futbollit, Daniele De Santis, 33 vjeç, u gjet i vdekur, së bashku me një grua, Eleonora Manta, 30 vjeçe.

Image

Banesa ku ndodhi ngjarja, në lagjen Rudiae, pranë stacionit të trenit, ishte në pronësi te Daniele Se Sanctis.

Dy viktimat dyshohet se u vranë me mjet prerës, thikë, por ende nuk dihet motivi që shtynë vrasësin apo vrasësit drejt këtë krimi makabër.

Sipas informacioneve fillestare, janë dëgjuar britma dhe pastaj disa dëshmitarë kanë parë një burrë duke u larguar me thikë në dorë.

De Santis ishte i njohur si arbitër futbolli. Ai ka vënë drejtësi në Lega Pro, ndërsa në vitin 2017 debutoi në Serinë B me rolin e zyrtarit të katërt në Pisa-Benevento.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco