Man City merr 3 pikët e para në Premier League, mposht Wolves

Man City merr 3 pikët e para në Premier League, mposht Wolves

23:28, 21/09/2020

Manchester City e ka nisur mbarë sezonin e ri në Premier League.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola fitoi 3-1 në transfertë ndaj Wolves duke marrë 3 pikët e para në elitën e futbollit britanik.

Kevin de Bruyne (20’) zhbllokoi ndeshjen nga pika e bardhë, ndërsa Phil Foden (32’) dyfishoi shifrat për “qytetarët”. Por gjatë fraksionit të dytë të lojës, Wolves zhvilloi një lojë të mirë duke ngushtuar rezultatin me anë të Raul Jimenez (78’). Skuadra e Nuno Espirito Santo kishte edhe disa raste të mira, por nuk ia doli t’i shfrytëzonte, duke mbetur në kuotën e 3 pikëve pas dy ndeshjeve të para.

Gabriel Jesus (90+5’) vulosi fitoren e cityzens në fund t takimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco