Milani e nis me fitore sezonin e ri në Serie A, shkëlqyen Ibra

Milani e nis me fitore sezonin e ri në Serie A, shkëlqyen Ibra

22:59, 21/09/2020

Milan e ka nisur shkëlqyeshëm sezonin e ri në Serie A.

Nën udhëheqjen e Ibrahimovicit kuqezinjtë fituan me rezultatin 2-0 ndaj Bolognas në sfidën e vlefshme për elitën e futbollit italian.

Të dy golat e ndeshjes u shënuan nga Zlatan Ibrahimovic nga një në secilën pjesë duke dëshmuar se “bomberi” suedez është një pikë kyçe në skuadrën e Stefano Piolit. Goli i parë i suedezit erdhi pas një asistimi nga Theo Hernadez, kurse i dyti u shënua nga pika e bardhë.

Milan në këtë mënyrë merr 3 pikët e para ndërsa takimin e radhës udhëton te Crotone, kurse Bologna pret Parmën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco