Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

E pabesueshme në Serinë A, Roma rrezikon humbjen 0-3 në tavolinë

E pabesueshme në Serinë A, Roma rrezikon humbjen 0-3 në tavolinë

18:30, 21/09/2020

Probleme në horizont për Roma-n për shkak të një gabimi të bërë në listën e lojtarëve të grumbulluar për Serinë A.

Verdhekuqtë, sipas SportMediaset, kanë përfshirë Amadou Diawara, 23 vjeç, në listën e Under 22 dhe jo tek ajo “mbi 22”. Një gabim që mund t’i kushtojë shtrenjtë skuadrës së Fonseca-s që tani rrezikon ta humbasë 0-3 në tavolinë ndeshjen kundër Verona-s, sepse ka aktivizuar mesfushorin që nuk ka qenë i pranishëm në listën zyrtare të 25 futbollistëve që është dorëzuar në fillimin e sezonit.

Ndeshja është mbyllur 0-0 në fushë, por tani duhet pritur vendimi që do të merret nga drejtuesit e futbollit italian. Çështja Diawara, në fakt, rrezikon ta ndryshojë rezultatin zyrtar të ndeshjes dhe t’i dhurojë tri pikët Verona-s.

Sipas rregullores, një gabim i tillë parashikon humbjen në  tavolinë ashtu siç i ka ndodhur Sassuolo-s në 2016-ën sepse ka aktivizuar Antonino Ragusa pa e përfshirë në listën e 25 lojtarëve, por që mund të ketë një përfundim ndryshe.

Në Trigoria thonë se gabimi është bërë në mirëbesim, duke parë se në listën e verdhekuqve për Serinë A ka akoma 4 vende të lira. Priten zhvillime./ telesport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco