Bayern mposht sërish Barcelonën dhe i rrëmben talentin

Bayern mposht sërish Barcelonën dhe i rrëmben talentin

17:34, 21/09/2020

Sergino Dest do të largohet nga Ajaxi, por nuk do të bashkohet me Barcelonën siç pritej.

Është gjiganti gjerman Bayern Munich që ka fituar një tjetër garë me katalunasit, kësaj radhe në tregun e transferimeve.

Kampioni në fuqi i Europës ka fituar garën për të nënshkruar me mbrojtësin e talentuar amerikan, Sergino Dest. Dest prej kohësh ka pranuar marrëveshjen personale me Bayernin, teksa bavarezët janë refuzuar dy herë nga Ajaxi. Mediat gjermane dhe ato holandeze njëzëri kanë raportuar se Ajax ka pranuar ofertën e 3-të të Bayernit me vlerë 25 milionë euro.

19-vjeçari ka shkëlqyer sezonet e fundit me Ajaxin teksa llogaritet si ndër mbrojtësit e djathtë më të mirë në qarkullim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco