Presidenti i Ligës i vendosur për kërkesat ndaj Ramës: Bojkoti do të vazhdojë!

Presidenti i Ligës i vendosur për kërkesat ndaj Ramës: Bojkoti do të vazhdojë!

13:58, 21/09/2020

Pas mbledhjes së ditës së sotme, presidenti i Ligës, Edvin Libohova, është shprehur se bojkoti do të vazhdojë.

Më tej ai u shpreh se kërkesat janë kthyer pas për t’u përgatitur përsëri dhe t’i dërgohen kryeministrit.

“Përfundimisht ramë dakord për të dërguar pas listën me 4 kërkesat që kemi bërë. Do kthehen pas për t’u përgatitur dhe për t’u dërguar përsëri.

Përshëndesim deklaratën e Fidel Yllit që qeveria është e gatshme për të dëgjuar kërkesat tona. Ne do vazhdojmë ta shikojmë situatën ditë pas ditë. Bojkoti do të vazhdojë”, u shpreh Libohova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco