Lajmi i fundit

DOKUMENTI/ Zbulohet letra e Agaçit: Po, jam i përfshirë në marrëveshjen për emigrantet

Bojkoti/ Deputeti socialist mban me shpresa Ligën: Nisni kampionatin, më pas...

Bojkoti/ Deputeti socialist mban me shpresa Ligën: Nisni kampionatin, më pas...

13:54, 21/09/2020

Në mbledhjen e mbajtur nga Liga Profesioniste e Futbollit ditën e sotme, i pranishëm ka qenë edhe deputeti i Partisë Socialiste, Fidel Ylli, si negociator i qeverisë për kërkesat e paraqitura kryeministrit.

Pas 1 ore e 40 minuta në mbledhje, Fidel Ylli për mediat është shprehur: “Gjithmonë do të ketë debate, por do të ketë zgjidhje. Është vullneti i kryeministrit dhe qeverisë, që ne kërkesat e Ligës t’i plotësojmë. Nuk mund të them, se do realizohen 100%, sepse janë disa gjëra teknike që duhet të flasim. Nga Liga ata duan të vazhdojnë bojkotin. Unë thashë se nuk mund të negociojnë me kryeministrin nëse vazhdohet bojkoti.

Duhet të vazhdohet kampionati dhe të jeni të bindur se unë nuk jam këtu si Fidel, por si i dërguar i kryeministrit. Nisni kampionatin dhe shumë shpejt do të jemi në zyrtar e kryeministrit.

Takimi për mendimin tim ishte i frytshëm, kishte debate por jo aq të forta, pasi unë jam njeri i sportit. Është Ministria e Financave që do japë listën financiare. Këtë bojkot e bën Liga, por vendimet që do marrim do jetë për të gjithë sportin.

Sporti do të futet në rrugën e drejtë, ne ligjin e sportit e kemi bërë si europianët, të jetë shoqëri aksionere, nuk mund të varet nga bashkia.

Kjo reformë do të përmbyllet me shtimin e buxheteve, të cilat do të dyfishohen për sportin. Qeveria ka qenë që në ditën e parë një hap para. Qeveria që në ditën e parë e gatshëm për një zgjidhje. Ata kanë të drejtë të bojkotojnë, ne do ecim shumë shpejt për të realizuar kërkesat. Por nëse fillon kampionati të luhet, atmosfera te kryeministri do të jetë më pozitive për të realizuar këto pikë, pavarësisht axhendës të ngarkuar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco