Real Madridi frenohet nga Sociedadi në startin e La Ligës

Real Madridi frenohet nga Sociedadi në startin e La Ligës

23:15, 20/09/2020

Reali i Madridit u ndal në javën e dytë të La Ligës nga Real Sociedad në një barazim pa gola.

Për Los Blancos kjo ishte ndeshja e parë në këtë kampionat, por skuadra e Zidane pavarësisht rasteve të shumta që krijoi nuk arriti të thyente rezistencën e Real Sociedadit.

Skuadra baske kishte mundësitë e saj në këtë sfidë, ku për t’u përmendur ishin dy tentativa të Isak në minutat e fundit të pjesës së parë, me njërën prej tyre që u ndal nga Courtois me këmbë.

Benzema humbi disa mundësi të mira në këtë duel dhe në fund Reali duhet të kënaqej me një pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco