VIDEO/ Juventusi e nis mbarë mbrojtjen e  titullit, debutim i suksesshëm i Pirlos si trajner

VIDEO/ Juventusi e nis mbarë mbrojtjen e titullit, debutim i suksesshëm i Pirlos si trajner

22:52, 20/09/2020

Juventusi bën detyrën dhe e nis në mënyrën më të mirë sezonin 2020-2021.

Bardhezinjtë triumfuan në ndeshjen e javës së parë ndaj Sampdorias me rezultatin 3-0 në “Allianz Stadium”.

Një fitore e merituar e kampionëve të Italisë, e para për Pirlon si trajner, por edhe e para për të në stolin e Juves.

Blerja e re, Kulusevski, zhbllokoi shifrat pas vetëm 13 minutash lojë me një goditje nga një pozicion i prirët në hyrje të zonës, që nuk i dha asnjë shans reagimi Auderos.

Me kalimin e minutave ritmi i lojës së Juves ra disi, me Sampdorian që u përpoq të barazonte, por skuadra e Ranierit nuk ishte e qartë në aksionet e saj sulmuese.

Në minutën e 77-të Juventusi vulosi fitoren me golin e Leonardo Bonuccit, që përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe nga pasiguria e mbrojtësve të Sampit, ndërkohë që në fund kishte vend edhe për golin e parë sezonal të Cristiano Ronaldos, që në minutën e 88-të i shërbyer nga Ramsey mposhti për herë të tretë Auderon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco