VIDEO/ Liverpooli i tregon Chelseat forcën e kampionit

VIDEO/ Liverpooli i tregon Chelseat forcën e kampionit

19:34, 20/09/2020

Chelsea dhe Liverpooli luajtën në “Stamford Bridge” ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Premierligës angleze, shkruan Syri.net.

Liverpooli arriti një fitore të pastër me rezultatin 2-0, duke treguar në këto dy javë të para që është në rrugën e duhur për të mbrojtur titullin kampion.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por me Chelsean që mbeti në fund me dhjetë lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Christensen.

Në pjesën e dytë kampionët e Liverpoolit shënojnë dy gola të shpejtë, me Mane në minutat 50 dhe 54 dhe deri në fund rezultati nuk ndryshon më.

Skuadra e Jurgen Klopp ngjitet në kuotën e 6 pikëve në dy ndeshje, aq sa kanë edhe Everton, Arsenal e Cristal Palace.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco