MotoGP/ Vinales triumfon në Emiglia Romagna, Dovizioso ruan kryesimin e renditjes

MotoGP/ Vinales triumfon në Emiglia Romagna, Dovizioso ruan kryesimin e renditjes

15:52, 20/09/2020

Gara e shtatë e MotoGP2020 e zhvilluar këtë të dielë në Emiglia Romagna, i përket Maverick Vinales, i cili ia doli të triumfojë me Yamahën e tij, duke lënë pas krahëve dy patriotët e tij, Joan Mir me Suzuki dhe Pol Espargaro me KTM.

Image

Kjo ishte “tripleta” e parë spanjolle e sezonit, një festë që u bë e mundur nga gabimi i italianit Francesco Bagniaia, i cili ishte në kryesim dhe shumë pranë fitores së parë në karrierë, para se të rrëzohej 7 xhiro nga fundi i garës.

Image

Garë për t’u harruar edhe për Valentino Rossin, i cili u tërhoq, ndërsa vetëm vend i tetë për Andrea Dovizioson me Ducati, por mjaftueshëm sa për të ruajtur ende kryesimin e renditjes së përgjithshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco