Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para Bashkisë së Tiranës

Serie-A/ Napoli e nis me fitore, Hysaj luan të gjithë ndeshjen

Serie-A/ Napoli e nis me fitore, Hysaj luan të gjithë ndeshjen

15:08, 20/09/2020

Është rifillimi i Serie A. Pas fitores së Fiorentinës ndaj Torinos (1-0) dhe barazimit ndërmjet Hellas Verona dhe Roma (0-0) dje, Napoli udhëtoi për në Parma për të nisur sezonin e tyre të ri. Në fillim, trajneri i napoletanëve, Genaro Gattuso kishte vendosur të linte në pankinë rishtarin Victor Osimhen. Një zgjedhje jo e mirë pasi “të kaltrit” nuk krijuan asnjë goditje gjatë një ore lojë.

Megjithatë, Osimhen hyri në fushë, në minutën e 61-të. Një zëvendësim që ndryshoi gjithçka. Napoli më pas u transformua duke shënuar dy gola përmes Dries Mertens dhe Lorenzo Insigne. Ndërsa duke pritur për pjesën tjetër të javës, klubi i presidentit De Laurentiis përkohësisht merr rolin udhëheqës në renditjen e Serie A .

Vlen të theksohet se brenda sfidës kishte edhe një derbi të vogël shqiptar, duke qenë se te Napoli bëjnë pjesë Hysaj e Rrahmani, ndërsa te Parma Dermaku dhe mesfushori i ri i talentuar Redi Kasa, por vetëm kapiteni i Kombëtares Shqiptare luajti për 90 minuta, ndërsa tre të tjerët e panë ndeshjen nga pankina.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco