Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para Bashkisë së Tiranës

Evra zbulon shkakun e dështimit të Zaha te Man United

Evra zbulon shkakun e dështimit të Zaha te Man United

14:17, 20/09/2020

Wilfred Zaha ishte një nga protagonistët kryesor të Crystal Palace në fitoren 1-3  ndaj Manchester United. Futbollisti 27 vjeçar realizoi 2 nga 3 golat e shënuar nga “Shqiponjat’. Zaha ka veshur më parë fanellën e “Djave të kuq”, por pa arritur të shkëlqejë.

Sulmuesi iu bashkua Manchester United në verën e 2013-ës dhe pas disa paraqitjeve mjaft të mira në miqësoret e verës, në kampionat luajti shumë pak e në janar u huazua për 6 muaj, ndërsa në verën pasardhëse u rikthye sërish te Crystal Palace.

Që atëherë është folur shumë pak mbi shkaqet e dështimit të Zaha në “Old Trafford”, megjithatë pasditen e djeshme ka qenë francezi Patrice Evra që ka hedhur dritë mbi atë çfarë ka ndodhur në atë periudhë.

" Me gjithë respektin që kam për Crystal Palace dhe fansat e saj, duhet të theksoj se Zaha meriton një skuadër shumë më të madhe. Kam qenë te Man. United kur erdhi dhe në verë tregoi një formë të jashtëzakonshme, por më pas u ngatërrua me vajzën e David Moyes, i cili ishte trajner atëherë dhe nuk e pa më fushën e lojës”, u shpreh Evra.

Vetë sulmuesi francez reagoi në orët e mbrëmjes dhe mohoi të ketë qenë ndonjëherë i lidhur me Laura Moyes, vajzën e ish trajnerit të Manchester United, por duket se kjo deklaratë e Zaha është më shumë diplomatike, për të mos shkaktuar polemika. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco