Kukësi ka pretendime, por ja plani i skuadrës polake për nënshkrimin me Valon Ethemin

Kukësi ka pretendime, por ja plani i skuadrës polake për nënshkrimin me Valon Ethemin

13:04, 20/09/2020

Edhe pse ka kryer vizitat mjekësore para gati një muaji, Valon Ethemi nuk ka firmosur ende me skuadrën e Zaglebie Lubin në Poloni.

Dhe shkak për këtë janë bërë pretendimet e klubit të Kukësit mbi futbollistin. Verilindorët pretendonin se në kontratë thuhej se Ethemi duhet të ishte pjesë e verilindorëve edhe për kupat e Europës, duke i kërkuar të kthehej në skuadër, por diçka e tillë nuk u bë nga lojtari.

Gjithashtu Kukësi kërkon edhe takën e formimit të futbollistit, pasi lojtari ishte 22 vjeç, por për këtë klubi polak ka gjetur një zgjidhje të veçantë.

Sipas “mkszaglebie”, klubi i Zaglebie Lubin do të firmosë me lojtarin më 3 tetor, pikërisht në ditën e lindjes së tij, kur ai të mbushë 23 vjeç dhe të mos ketë detyrime ndaj Kukësit. Kujtojmë se merkato në Poloni mbyllet më 5 tetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco