Florenzi prezantohet duke kënduar para ekipit: Nuk u mendova shumë të zgjidhja PSG-n

Florenzi prezantohet duke kënduar para ekipit: Nuk u mendova shumë të zgjidhja PSG-n

12:31, 20/09/2020

Këtë verë, Paris Saint-Germain po kërkonte me dëshpërim një lojtar të aftë për të zëvendësuar Thomas Meunier (u largua për te Borussia Dortmund). Në fund, klubi kryeqytetas arriti të marrë në huazim (me të drejtë blerje) italianin Alessandro Florenzi. Një çështje që u mbyll shumë shpejt.

“Parisi është një nga qytetet më të bukura në botë. Të gjithë shokët e ekipit më bënë të ndihem i mirëpritur. Ishte një zgjedhje shumë e thjeshtë. E gjitha ndodhi brenda dy ditësh e gjysmë. Është një nga skuadrat më të mira në botë. Objektivi numër një është të fitojmë Champions League , ”tha Florenzi për mikrofonin e Telefoot.

Mbrëmjen e djeshme në darkën e organizuar përpara ndeshjes kundër Nice, mbrojtësi italian ashtu siç e do tradita u ngjit mbi një karrige dhe këndoi para shokëve të ekipit të ri.

Skena u filmua nga mesfushori Marco Verratti, një bashkatdhetar i cili gjithashtu e njeh këngën (Volare) e kënduar nga Florenzi.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco