VIDEO/ Din Sula gjen golin, por Beverenit nuk i mjafton

VIDEO/ Din Sula gjen golin, por Beverenit nuk i mjafton

08:48, 20/09/2020

Sulmuesi shqiptar, Din Sula, edhe këtë sezon të ri futbollistik në Belgjikë, e ka nisur në mënyrë mjaft të mirë.

22-vjeçari i cili aktivizohet me skuadrën belge të Beveren, realizoi gol, në disfatën 2-4 që skuadra e tij pësoi në shtëpi ndaj gjigantëve të Anderlehtit.

Sula u hodh në fushë në startin e pjesës së dytë duke zënë vendin e Albaneses, teksa në minutën e 64-t, shënoi golin e nderit për Beveren.

Ky ishte goli i parë në 6 javët e para të kampionatit për shqiptarin, i cili vjen pas një periudhe dëmtimi, ku qëndroi jashtë për disa kohë. Kujtojmë që në të kaluarën Sula ka qenë pjesë e Kombëtares Shpresa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco