VIDEO/ Shkëlzen Gashi thyen 'mallkimin', shënon gol pas 2 viteve

VIDEO/ Shkëlzen Gashi thyen 'mallkimin', shënon gol pas 2 viteve

08:34, 20/09/2020

Shkëlzen Gashi kohët e fundit ka përjetuar momente të vështira në karrierë. Raaporti me golin  ka qenë jo edhe aq miqësor, për shkak të mungesës së gjatë në fushat e lojës. Ish-sulmuesi i përfaqësues shqiptare nuk festonte një gol në ndeshje zyrtare që më 23 shtatorin e vitit 2018, mallkim të cilin e ka thyer në ndeshjen e mbrëmjes së djeshme, duke tundur rrjetën me ekipin e tij, Arau, në kategorinë e dytë zvicerane.

Në duelin e javës së pare të kampionatit të skuadrës së tij ndaj VIl, Gashi tregoi se nuk ka humbur nuhatjen para porte. Pas një goditje këndi, me një devijim me kokë prej gjahtari zone ktheu topin në rrjetën e kundërshtarëve në minutën e 12 të takimit. Një gol për të thyer heshtjen e gjatë, pasi nuk kishte vlerë pikësh, sepse Vil shënoi tre here në pjesën e dytë, për të siguruar tri pikët në ndeshjen hapëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco