ZYRTARE/ Tottenham prezanton Gareth Balen

ZYRTARE/ Tottenham prezanton Gareth Balen

21:35, 19/09/2020

Gareth Bale është zyrtarisht futbollist i Tottenhamit, pasi klubi londinez ka mbyllur huazimin e tij për një vit.

Uellsiani është kthyer në klubin ku shkëlqeu përpara se të bënte hapin gjigant të transferimit tek Reali i madridit. 31-vjeçari fluturoi në Londër të premten pasi “Spurs” ranë dakord të paguanin pagën e tij rreth 20 milionë funte dhe tarifën e huazimit.

Bale i cili fitoi dy tituj në La Liga, katër trofe të Ligës së Kampionëve, si dhe një Copa del Rey, do të veshë fanellën me nr. 9 te Tottenham.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco