Sezoni i ri në Serie A, Fiorentina mposht Torinon

Sezoni i ri në Serie A, Fiorentina mposht Torinon

21:23, 19/09/2020

Fiorentina e nis mbarë sezonin e ri në Serie A.

Vendasit mposhtën minimalisht 1-0 Torinon në sfidën që ngriti siparin në elitën e futbollit italian për sezonin e ri 2020-2021.

Një përballje tepër interesante ajo e luajtur në “Artemio Franki”, teksa ishte sulmuesi Kastrovili, ai që realizoi golin e parë për këtë sezon.

Në minutën e 78-të, futbollisti italian, pas një asisti të Kiezës, e kishte shumë të lehtë me portën e boshatisur ta dërgonte topin në rrjetën e Sirigu. Vetëm ky gol i mjaftoi Fiorentinës që të merrte 3 pikët e para.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco