Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Pirlo flet para gazetarëve: Suarez nuk ka gjasa të vijë, futbolli im nga ai i Sarrit ndryshon...

Pirlo flet para gazetarëve: Suarez nuk ka gjasa të vijë, futbolli im nga ai i Sarrit ndryshon...

15:19, 19/09/2020

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo  në prag të ndeshjes me Sampdorian, ka dal në një konferencë për shtyp, ku iu përgjigj pyetjeve të ndryshme të gazetarëve, të cilët ishin mjaft kuriozë, pasi kjo ishte intervista e parë zyrtare si trajner i bardhezinjëve. Ja fjalët e tij, ndër të tjera:

“Unë kam pasur lojtarë të mjaftueshëm në dispozicion për lojë. Dybala po rikuperohet ngadalë, De Ligt do të jetë jashtë më gjatë. Gjithashtu kemi humbur Alex Sandro. Ne jemi duke pritur për të. Merkatoja e verës është ende e gjatë, nuk po nxitojmë. Higuain? Ai ma kishte komunikuar dëshirën për t’u larguar.

Nuk kam asnjë dyshim për rrugën që duhet të ndjekim. Siguria për mua si trajner është ekipi i fortë që stërvis. Prurjet e reja? Kulusevski dhe Pellegrini tashmë e njohin kampionatin tonë. Arthur dhe McKennie kanë nevojë për më shumë kohë përshtatjeje. Do ta kenë këtë në dispozicion, sepse nuk bëjmë gjykime të nxituara.

Krahasimi me Sarrin? Unë nuk jam këtu për të nxjerrë në pah ndryshimet me Juventusin e sezonit të kaluar. Sarri ka idetë e tij, unë të miat, ndonjëherë ato mund të përkojnë. Unë vazhdoj me idenë time të futbollit agresiv. Nuk ka pse të jetë një Juve ndryshe. Janë dy kultura të ndryshme futbolli, por qëllimet duhet të mbeten të njëjta.

Suarez? Unë mendoj se është e vështirë, nevojitet një kohë e gjatë për pasaportën italiane, që Suarez të jetë sulmues i Juventusit. Moduli taktik? Unë kurrë nuk kam folur për 4-3-3, gjithmonë kam thënë se përshtatem me lojtarët që kam. Tani ne po shpikim diçka për t’i bërë të gjithë të performojnë në mënyrën më të mirë.

Trajner i ish-shokëve të mi? Buffon, Chiellini dhe Bonucci më quajnë trajner, ata po sillen si profesionistë, siç duhet të jenë edhe ndaj shokëve të tjerë të skuadrës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco