Flick: Nuk e kisha menduar një rezultat të tillë, por kam edhe kritika

Flick: Nuk e kisha menduar një rezultat të tillë, por kam edhe kritika

10:41, 19/09/2020

Bayern Munich “masakrojë” Schalken mbrëmë me shifrat 8-0, me djemtë e Hans Flick që u treguan të pamëshirshëm ndaj “minatorëve”.

Pas ndeshjes trajneri i bavarezëve, në një prononcim për mediat gjermane, u shpreh se ishte i befasuar nga rezultati, duke parë dhe kundërshtarin që kishin përballë. Mirëpo edhe në këtë ndeshje, trajneri i bavarezëve nuk heziton të gjejë probleme dhe shprehet se Sane bëri bëri një ndeshje të mirë, por u tregua më altruist se duhej në disa momente.

8-0 – “Të them të drejtën nuk e kisha menduar një rezultat të tillë duke parë edhe kundërshtarin që kishim përballë. Kishim shumë pak kohë në dispozicion për të përgatitur ndeshjen, por djemtë treguan se janë profesionistë të vërtetë. Forma e tyre ishte madhështore. Kam një skuadër që luan me intensitet dhe nuk e humbet në asnjë moment përqendrimin”.

Image

SANE – “Leroi bëri një ndeshje të mirë. Ndoshta në disa momente u tregua më altruist se ç’duhej, por ishte vetëm ndeshja e tij e parë me ne dhe duhet t’i japim pak kohë. Jam shumë i kënaqur që është pjesë jona dhe kam bindjen se do të jetë vendimtar për ne gjatë sezonit. Do të jetë një kampionat i ngarkuar me ndeshje dhe për këtë duhet të jemi të kujdesshëm në menaxhimin e lojtarëve”.

Image

OBJEKTIVI – “Objektivi mbetet i pandryshuar, të fitojmë kampionatin. Mendoj që kjo pyetje nuk ka më nevojë për përgjigje. Bajerni luan gjithmonë për të fituar dhe kjo është e qartë. Pas tripletës jemi akoma të uritur për më shumë sukses”.

Image

NDESHJA – “Mënyra se si u përgatit ndeshja nga skuadra ishte ajo e duhura. Sigurisht që edhe pas një fitoreje të tillë ka vend për kritika. Në disa momente lamë shumë hapësira prapa, duke u dhënë mundësi kundërshtarëve të rrezikonin. Jemi vetëm në fillim të sezonit dhe rruga deri në fund do të jetë e gjatë. Askush nuk fal asgjë në futboll dhe kjo është vërtetuar shumë herë”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco