Erdhi me shumë bujë, Zidane i tregon 'derën' futbollistit

Erdhi me shumë bujë, Zidane i tregon 'derën' futbollistit

09:10, 19/09/2020

Mbërriti verën e kaluar nga Eintracht Frankfurt për jo më pak se 60 milionë €, Luka Jovic konsiderohet sot si një nga dështimet më të mëdha në historinë e transferimeve të “Los Blancos”. Në 17 ndeshje të luajtura në La Liga, futbollisti serb, ka realizuar vetëm dy gola dhe ka dhënë 1 asist. Performancë që mund t’i kushtojë shtrenjtë 22 vjeçarit, pasi sipas të përditshmes spanjolle “AS”, drejtuesit e klubit madrilen dëshirojnë “ta heqin qafe” gjatë kësaj merkato.

Image

Megjithatë, drejtuesit e Realit nuk duan që ta shesin dhe dëshirojnë ta transferojnë diku tjetër në formën e huazimit me shpresën që Jovic do të gjejë formë. Një gjë është e sigurt, nëse lojtari dëshiron të luajë, ai do të duhet të mendojë gjithnjë e më shumë për largimin në javët e ardhshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco