VIDEO/ Kallaku gjen golin, por Lokomotivës nuk i mjafton

VIDEO/ Kallaku gjen golin, por Lokomotivës nuk i mjafton

08:10, 19/09/2020

Lokomotiva e Zagrebit nuk po del dot nga kriza e rezultateve teksa pësoi sot humbjen e tretë në kampionatin kroat. Skuadra ku aktivizohen shumë lojtarë shqiptarë si: Tuci, Çokaj, Kallakaku, Mersinaj, nuk mundi t’i shpëtonte humbjes 3-2 përballë Shibenikut.

Mesfushori i Shqipërisë U21 Sherif Kallaku barazoi ndeshjen në minutën e 33-të pas një kombinimi model me shokët e skuadrës. Ky ishte goli i parë me fanelën e skuadrës së re. Megjithatë, pas 90 minutave Shibeniku mori atë që dëshironte duke e zhytur Lokomotivën e Zagrebit në vendin e tetë.

Lokomotiva është nënkampione e Kroacisë dhe një ecuri e tillë tregon se skuadra ndodhet në vështirësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco