Zyrtare, Eduart Rroca firmos dhe prezantohet te Istanbulspori

Zyrtare, Eduart Rroca firmos dhe prezantohet te Istanbulspori

20:45, 18/09/2020

Tashmë është zyrtare, Eduart Rroca bëhet pjesë e Istanbulsporit në Turqi. Pasi i dha lamtumirën Kukësit (luajti ndeshjen e fundit ndaj Wolfsburgut), mesfushori 27-vjeçar i bashkohet klubit të kategorisë së dytë turke.

Rroca ka firmosur kontratë 4-vjecare me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër. Një karrierë në ngjitje për lojtarin e lindur në Librazhd, i cili e nisi futbollin te Tërbuni, për të spikatur më pas te Luftëtari. Në janar 2019 u bë pjesë e Kukësit, duke dhënë kontribut për një sezon e gjysmë.   Kjo do të jetë përvoja e parë jashtë Shqipërisë, në një skuadër që kërkon ngjitjen në elitën e futbollit turk.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco