Ikin Rroca dhe Musolli, Kukësi gjen një brazilian për mesfushën

Ikin Rroca dhe Musolli, Kukësi gjen një brazilian për mesfushën

19:00, 18/09/2020

U larguan Musolli dhe Rroca, Kukësi zgjedh një brazilian fantazist për të mbushur boshllëkun e krijuar në mesfushë. Klubi verilindor me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar afrimin e lojtarit 25-vjeçar, por me përvojë në futbollin europian, Matheus Leiria dos Santos.

Njoftimi i Kukësit: 

“Matheus Leiria dos Santos e?shte? zyrtarisht futbollist i Kuke?sit. Mesfushori brazilian ka firmosur sot kontratën me klubin verilindor për 2 sezonet e ardhshme dhe ka zgjedhur të mbajë veshur fanellën me numrin 10. Leiria e njeh mirë futbollin europian, duke qenë se ka luajtur në kampionatin grek me fanellën e Platanias e në Danimarkë me Helsingor e Hobro. Gjithashtu, Leiria ka luajtur edhe në kampionatin brazilian me ekipe si Fluminese U-20, GE Juventus, Gloria e Barra.

Leiria do të vihet nën urdhrat e trajnerit Gega menjëherë sapo skuadra të përfundojë pushimin e dhënë nga trajneri. Leiria luan si mesfushor i avancuar por edhe si mesfushor krahu.

Skeda e Lojtarit:

Emri: Matheus Leiria dos Santos

Mosha: 25 vjec?

Kombe?sia: Brazilian

Pozicioni: Mesfushor

Klubet e mëparshme: Fluminese U-20, GE Juventus, Hobro, Gloria, Barra, Helsingor, Platanias.”

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco