Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Refik Halili prezanton drejtorin e ri teknik të Tiranës

Refik Halili prezanton drejtorin e ri teknik të Tiranës

18:20, 18/09/2020

Tefik Osmani është drejtori i ri teknik i Tiranës. Prezantimin e ka bërë para skuadrës dhe stafit presidenti i klubit, Refik Halili.

Korçari, që pak kohë më parë u divorcua me futbollin e luajtur, tani ka ambicie të tjera dhe është shndërruar në një nga njerëzit e besuar të Halilit për të ardhmen.

Praktikisht, ai gjatë muajve të fundit ka vepruar si drejtor “de fakto”, por sot është bërë prezantimi zyrtar.

Osmani do të jetë përgjegjës për merkaton, menaxhimin e skuadrës si dhe mbarëvajtjen me promovimin dhe shitjen e talenteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco