Zyrtare: Liverpool bën goditjen e madhe në merkato, firmos me fituesin e Champions

Zyrtare: Liverpool bën goditjen e madhe në merkato, firmos me fituesin e Champions

17:50, 18/09/2020

Tashmë, Jurgen Klopp duhet të jetë shumë i lumtur. Drejtuesit e Liverpool-it me të vërtetë i kanë vënë atij në dispozicion një mesfushor tepër të dashur për të. Dhe ai është lojtari protagonsit i finales së fundit të Champions League: Thiago Alcantara, i cili pak çaste më parë ka firmosur me klubin anglez.

Kampionët në fuqi të Anglisë shpenzuar 25 milionë stërlina për ta shkëputur mesfushorin nga Bayerni i Mynihut. Thiago ka nënshkruar kontratë katërvjeçare dhe do të veshë fanellën me numër 6. 29-vjeçari i përfaqësueses së Spanjës për faqen zyrtare të Liverpoolit u shpreh: “Është një ndjenjë e mahnitshme. E kam pritur për shumë kohë këtë moment dhe jam shumë, shumë i lumtur që jam këtu. Me kalimin e viteve, përpiqesh të fitosh sa më shumë që të mundesh dhe kur e arrin këtë, të shtohet edhe më shumë oreksi. Mendoj se ky klub përshkruan atë që unë në të vërtetë jam. Dua të arrij të gjitha objektivat, të fitoj sa më shumë trofe të jetë e mundur.”

Alcantara është futbollist fitues dhe këtë e tregon numri i trofeve të koleksionuar me Barcelonën dhe Bayernin, plot 24 në total.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco