FOTO/ Thiago Alcantara merr vendimin më të vështirë të karrierës

FOTO/ Thiago Alcantara merr vendimin më të vështirë të karrierës

17:16, 18/09/2020

Thiago Alcantara do largohet nga Bayern Mynchen, ku thuhet se ka arritur marrëveshje me Liverpoolin.

Mesfushori spanjoll ka vendosur të postojë një letër emocionuese në rrjetet sociale drejtuar tifozëve dhe klubit të Bayernit.

Image

“Po, ka qenë vendimi më i vështirë në karrierën time. Vendosa të mbyll kapitullin me një klub të mrekullueshëm. Klubi ku u rrita dhe u përmirësova si lojtar gjatë 7 viteve. Fitore, suksese, momente gëzimi dhe disa çaste të vështira. Por ajo për të cilën jam më shumë krenar është që mbërrita në Mynih si një djalë plot me ëndrra dhe tani largohem i kompletuar dhe  identifikohem me klubin, historinë, filozofinë dhe traditën.

Këtu mësova si të respektoj traditat dhe edhe pse them lamtumirë sërish nuk do ju harroj: Mia San Mia. Unë dhe familja ime kemi jetuar momente të mrekullueshme. Familja e Bayernit më ka trajtuar gjithnjë shumë mirë dhe më keni dashur çdo sekondë.

Vendimi është i lidhur vetëm me arsye sportive. Si një futbollist desha një aventurë tjetër. Bayerni gjithmonë do jetë në zemrën time. Faleminderit Bayern”, përfundon letra emocionuese e Thiagos.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco