Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

U eliminuan nga Europa League, ja sa mijëra euro humbën Kukësi, Teuta dhe Laçi

U eliminuan nga Europa League, ja sa mijëra euro humbën Kukësi, Teuta dhe Laçi

16:38, 18/09/2020

Kukësi, Teuta dhe Laçi e mbyllën aventurën në Ligën e Europës me kalimin vetëm të një turi.

Më 27 gusht ishte një ditë historike, sepse për herë të parë tri skuadra shqiptare kalonin njëkohësisht një tur në këtë kompeticion të UEFA-s.

Kukësi, Teuta dhe Laçi kishin të sigurt nga UEFA një bonus prej 500 mijë eurosh, 240 për pjesëmarrjen në turin e parë dhe 260 për kualifikimin në turin e dytë.

Nëse ndonjë prej tyre do të kishte kaluar në turin e tretë pas kualifikimit të mundshëm në ndeshjet e djeshme, atëherë në total, do të përfitonte 780 mijë euro.

Për pjesëmarrjen në turin e tretë UEFA shtonte një bonus prej 280 mijë eurosh.

Megjithatë, në tri ndeshjet e së enjtes tri ekipet e Superiores pësuan 10 gola, duke u larguar me humbje të rënda, edhe pse se Laçit i iku kualifikimi nga duart vetëm në frymën e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco