Kulusevski prezantohet te Juventus: Cristiano është fanastik, Ibra më hapi...

Kulusevski prezantohet te Juventus: Cristiano është fanastik, Ibra më hapi...

16:30, 18/09/2020

Dejan Kulusevski ndihet me fat që do luaj me Cristiano Ronaldon dhe tregon se Zlatan Ibrahimovic e telefonoi pasi firmosi me Juventusin. Suedezi nënshkroi me bardhezinjtë që në janar, por kaloi vetëm në fund të sezonit.

Image

“Cristiano është fantastik, është shumë i mirë. Ai flet me të gjithë, madje edhe për gjërat jashtë fushe. Jam me fat që do luaj me të dhe shpresoj që ta ndihmoj. Çdo ditë është një luftë, gjithmonë duhet të jesh 100%. Do bëj gjithçka që të ndihmoj skuadrën”. 19-vjeçari zbuloi ai mori një telefonatë nga Ibrahimoviçi kur firmosi për Juventusin.

“Ai është idhulli im, ai hapi dyer në Suedi që askush nuk i hapi. Ai më telefonoi, dhe ishte emocionuese për mua. Kur isha i vogël, kurrë nuk mendoja se Zlatan do më telefononte mua”, tha Kulusevski në konferencë për shtyp.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco