Njihuni me 12 futbollistët që nga milionier përfunduan të varfër

Njihuni me 12 futbollistët që nga milionier përfunduan të varfër

11:14, 18/09/2020

Nga i varfër në i pasur dhe anasjelltas është një trend shumë i zakonshëm në futboll.

Sunsport kanë treguar 10 futbollistët më të njohur të cilët milionat e tyre i kanë lënë alkool dhe baste.

Image

Asamoah Gyan

Ish sulmuesi i Sunderland përdor për të udhëtuar një Rolls- Royce por kohët e fundit pohoi se ai kishte vetëm 600 stërlina në llogarinë e tij bankare. Gyan për të cilin u tha se po fitonte 227.000 stërlina në javë në Shanghai SIPG në mënyrë të çuditshme duket se ka humbur të gjitha paratë e tij.

Image

Ronaldinho

Për yllin legjendar të Brazilit u raportua se kishte në llogarinë e tij vetëm 5 stërlina dhe se kohët e fundit kishte ende borxhe deri në 1.75 milion stërlina.

 Ronaldinho u gjobit rëndë për ndërtime të paligjshme në një zonë të mbrojtur në Brazil.

Për të shtuar mjerimin e tij, Ronaldinho kohët e fundit ka kaluar një kohë në një burg paraguaian për pretendimin e përpjekjes për të hyrë në vend me dokumente të falsifikuara.

Image

David James

Pavarësisht se fitoi rreth 20 milion stërlina nga karriera e tij, ish futbollisti numër 1 në Angli e deklaroi veten të falimentuar në 2014.

Karriera e tij fitmprurëse në klubet e Premier League si Liverpool dhe Man City, James i dhanë atij  mundësinë të zotëronte prona të shumta.

Por një divorc i kushtueshëm në 2005  e detyruan lojtarin të shiste kujtimet e tij sportive, pajisjet DJ dhe një furgon Vauxhall Astra.

Image

Diego Armando Maradona

Ikona e Argjentinës Maradona dy herë theu rekordin botëror për transferime, por në 2009 u desh të paraqiste falimentimin.

Autoriteti Italian i Taksave kërkoi që ai të paguante 42 milion £ të taksave të papaguara nga koha e tij në Napoli në vitet 1980.

Image

Paul Merson

Bixhozi, alkooli dhe droga e bënë  legjendën e Arsenalit të humbiste një pasuri marramendëse prej 7 milion stërlinash.

Ish-mesfushori është rikuperuar dhe punon si një ekspert i rregullt për Sky Sports, por ai dikur mendoi të thyente gishtat e tij për ta parandaluar bastet.

Image

John Arne Riise

Dy vjet pasi fituan Ligën e Kampionëve me Liverpool, mbrojtësi u rendit si i falimentuar.

Mbrojtësi i majtë norvegjez Riise ishte vetëm 26 vjeç në atë kohë dhe besohej se fitonte 50,000 £ në javë në Anfield.

Por një borxh i papaguar prej rreth 100,000 £ dhe se ishte i lidhur me një hetim për mashtrim prej 3 milion stërlinash në Norvegji, Riise u shpall i falimentuar.

Image

Eric Djemba- Djemba

Pasi kishte luajtur së bashku me Cristiano Ronaldon dhe Ryan Giggs në Manchester United, Djemba-Djemba u shpall i falimentuar katër vjet pasi u transferua në Aston Villa.

Image

Brad Friedel

Planet ambicioze për ndërtimin e një akademie futbolli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bënë që ish-portieri i Tottenham Hotspur dhe Aston Villa të hynte në borxhe prej 5.5 milionë eurosh.

Si lojtar i Aston Villas, ai dikur përfitonte 55.000 euro në javë, ndërsa pas borxheve iu sekuestrua edhe shtëpia.

Image

Lee Hendrie

Depresioni dhe një varësi ndaj lojërave të fatit bënë që lojtari I Anglisë  Hendrie të thyhej. Pavarësisht se fitoi më shumë se 30,000 £ në javë ndërsa ishte në Aston Villa, ish-mesfushori u shpall i falimentuar në janar 2012 pasi u përball me borxhe të mëdha.

Hendrie më vonë zbuloi se ai u përpoq të kryente vetvrasje pasi falimentoi dhe tani punon si ambasador i organizatës së shëndetit mendor Young Minds.

Image

Keith Gillespie

Një varësi ndaj bixhozit bëri që produkti i Man United Keith Gillespie të humbiste më shumë se 7.2 milion stërlina.

Pas një karrierë në të gjatë mesfushori shpalli falimentin në 2010 në moshën 35 vjeçare. Në një intervistë për Guardian, ai tha: "Kam humbur një shumë të madhe parash përmes lojërave të fatit gjatë viteve, por gjithashtu kam humbur para në pronë dhe jam përfshirë në një skemë filmi siç bënë shumë futbollistë".

Image

Paul Gascoigne

Edhe pse kishte probleme me tatime të papaguara, ai shmangu falimentimin në vitin 2016. Megjithatë, hyri në borxhe prej më shumë se 220.000 eurosh.

Gascoigne kishte probleme me depresionin dhe abuzimin me alkool dhe substanca narkotike, që çuan edhe te problemet e tij financiare.

Image

Celestine Babayaro

Babayaro ishte mbrojtësi i majtë i njohur në Chelsea dhe Newcastle.

Në janar 2011 mbrojtësi u shpall i falimentuar në regjistrin publik të London Gazette.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco