Lajmi i fundit

LIVE/ Gazment Bardhi konferencë për shtyp

Transferimi i Muriqit dhe të tjerëve, Lotito: Lazio nuk ndalet me kaq...

Transferimi i Muriqit dhe të tjerëve, Lotito: Lazio nuk ndalet me kaq...

09:44, 18/09/2020

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, ka thënë se skuadra e tij është përforcuar këtë sezon dhe planifikon të bëjë transferime të tjera deri sa të mbyllet merkato.

“Biancocelestët” u kualifikon në Ligën e Kampionëve për herë të parë pas më shumë se një dekade duke zënë vendin e katërt në Serie A.

Gonzalo Escalante, Pepe Reina, Vedat Muriqi dhe Mohamed Fares, janë emrat e rinj që i janë bashkuan Lazios.

“Është e qartë e gjitha që kemi bërë. Transferuam një mesfushor, një portier, një sulmues dhe anësor. Do të shihni se do të vijnë më shumë”.

“Sa i përket objektivit tonë këtë sezon, e kamë thënë gjithmonë se nuk shes ëndrra, vetëm realitetin solid. Puna ime është ta vë skuadrën në gjendje që të japë më të mirën. Fatkeqësisht, unë nuk jam ai që shkel në fushë”.

“Kjo skuadër ka gjithçka që duhet për të pasur sukses. Më tej, nuk mund ta di se çfarë do të ndodhë në fushë”, është shprehur Lotito.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco