Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Pas fitores me Shamrock Rovers,  ja çfarë thotë Pioli për Ibrahimoviçin

Pas fitores me Shamrock Rovers, ja çfarë thotë Pioli për Ibrahimoviçin

09:25, 18/09/2020

‘Jam shumë i lumtur. Ishte një provë shumë pozitive. Kisha frikë nga ndeshja  e parë pas 40 ditësh, lojtarët ishin në gjendje të mirë fizike, por frika ime konsistonte nga identiteti i ekipit. Që nga janari kjo skuadër ka provuar që është në nivele të lartë’  ishin fjalët e trajnerit të Milanit, Stefano Pioli pas fitores 2-0 kudnër Shamrock Rovers në raundin e dytë kualifikues të Europa League.

‘Ne duam të fitojmë preliminarit dhe të shkojmë në grupe- vazhdoi trajneri i kuqezive në Sky sport- Norvegjezët e Bodo Glimit janë shumë të fortë, por së pari duhet të mendojmë për ndeshjen e Serie A kundër Bolonjës.

Ibrahimovic? Është i domosdoshëm, shumë intiligjent, ai është një pike referimi në fushë. Është një kampion dhe pres shumë prej tij. Ne duhet të vazhdojmë të rritemi sepse kundërshtarët që do takojmë do të jenë të vështirë: ne duhet të ruajmë nivelin më të lartë të mundshëm, Milani duhet të luajë për të fituar ", përfundoi Pioli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco