Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Gjoka: Ibraimi aset i Shkëndijës, fati i keq që...

Gjoka: Ibraimi aset i Shkëndijës, fati i keq që...

23:26, 17/09/2020

Ernest Gjoka shprehet me superlativa për skuadrën e tij, që mundi një transfertë një skuadër të fortë si Botosani. Sipas tij, kuqezinjtë luajtën me shpirt dhe zbatuan detyrat.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, e thamë edhe dje në konferencën për shtyp. E dinim kë kishim kundërshtar dhe e njihnim potencialin e tyre. Luanim në transfertë, në shtëpinë e tyre. Ne shënuam duke bërë detyrat ashtu siç duhet dhe mendoj që kjo është një fitore ku skuadra meriton fjalët më të mira, për shpirtin e garës dhe për disiplinën taktike që zbatoi me përpikëri.”

“Perla” e Besart Ibraimit: Goli në minutat e para të jep mundësi për të kontrolluar lojën dhe pse jo të shënosh edhe të dytin. Duke pasur një lojtar i Besart Ibraimi, që është i paparashikueshëm dhe është një aset i klubit, mendoj që e zgjidhëm ndeshjen. Ishte një ndeshje shumë e egër, me një kundërshtar që vrapoi shumë. Zbatuam detyrat taktike, ndeshjet në Europë fitohen kështu. Mendoj që ishte i rëndësishëm pozitiviteti dhe sakrifica e skuadrës, të gjithë sot ishim të shkëlqyer, kjo fitore është vetëm për ata çuna, skuadra po vjen aty ku duhet.

Përballë Tottenhamit: Fati i keq i Shkëndijës është se në turin e 3-të do të kemi një nga ekipet elitare të futbollit europian, sepse pretendonim se mund të shkonim akoma dhe më lart. Alimi? Më vjen keq që nuk do të jetë pjesë e skuadrës. Bëri detyrën kur mori kartonin. Sakrifikoi për grupin. Të fokusohemi te kampionati, është e rëndësishme që skuadra të ngrihet gradualisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco