Milan kualifikohet lehtësisht në turin e tretë të Ligës Europës

Milan kualifikohet lehtësisht në turin e tretë të Ligës Europës

22:44, 17/09/2020

Milani kursehet ndaj kundërshtarin nga Irlanda, Shamrock Rovers, në raundin e dytë kualifikues të Europa League-s. Kuqezinjtë fituan 0-2 duke shënuar nga një gol në çdo pjesë me autorë Zlatan Ibrahimovic dhe Calhanoglu.

Gjiganti suedez u shërbye pikërisht nga fantazisti turk në momentin kur zhbllokoi takimin, ndërsa në të 67-tën turko-gjermani shënoi vetë thuajse mbi vijën e 16 metrave, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar.

Debutuan me “Djallin” pikërisht në Europa League dy blerjet e fundit, Brahim Diaz dhe Sandro Tonalin. Në raundin e tretë kualifikues të kompeticionit europian kuqezinjtë do të përplasen me Bodø/Glimt të Norvegjisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco