VIDEO/ S’ka surprizë, Wolfsburgu i jep fund aventurës së Kukësit në Europa League

VIDEO/ S’ka surprizë, Wolfsburgu i jep fund aventurës së Kukësit në Europa League

21:56, 17/09/2020

Kukësi humb 0-4 përballë Wolfsburgut në “Air Albania”, duke i dhënë fund aventurës në Europa League.

Nënkampionët e Shqipërisë përtej disfatës së thellë u munduan të përballeshin si të barabartë me këtë kundërshtar të fortë dhe në të paktën dy raste ishin të pafat, duke humbur një 11-metërsh dhe goditur traversën.

Sigurisht që diferencat në cilësi u ndjenë në rastet e krijuara, me “ujqërit” që ishin më efikasë para portës.

Wout Weghorst zhbllokoi takimin në minutën e 21-të, duke shfrytëzuar pasigurinë e Obanor në spastrimin e zonës, ndërsa në të 33-ën dyfishoi shifrat Lacroix.

Vetëm pak çaste më vonë Kukësit iu dha mundësia të rihapte ndeshjen, por goditja e fortë e Rrocës nga pika e bardhë e penalltisë u devijua nga portierin Casteels.

Kukësi hyri në fushë me mentalitetin e duhur në pjesën e dytë, por ishte i pafat në minutën e 57-të, kur goditja diagonale e Gashit, i hedhur në fushë në vend të Mustës, u stampua në traversë.

Pak minuta më vonë Gega hodhi në fushë Zenel Gavazajn në vend të Musollit e më pas sulmuesin Cooper për Rrocën (luajti ndeshjen e fundit me Kukësin, pasi do t’i bashkohet Istanbulsporit), por nga cënimi i ekuilibrave në fazën mbrojtëse përfitoi Wolfsburgu, që shënoi golin e tretë me Wegorhst në minutën e 74-t.

Rezultatin përfundimtar 0-4 e vulosi një shqiptar, pikërisht Admir Mehmedi, i shërbyer nga Schlager.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco