Martini: Ishte ditë 'jo' për ne, u dënuam shpejt

Martini: Ishte ditë 'jo' për ne, u dënuam shpejt

18:24, 17/09/2020

Trajneri i Teutës, Edi Martini, foli pas humbjes 0-4 në shtëpi ndaj spanjollëve të Granadës, ku u shpreh i keqardhur, teksa cilësoi ngarkesën psikologjike si shkakun kryesor të kësaj sfidë.

"Bëmë një ndeshje jo të mirë. Shpresoja një ditë jo për Granadën por ishte ditë jo për ne. U dënuam shumë shpejt. Kundër ekipeve të mëdhaja të bësh gabime të tilla të ndëshkojnë. Nuk ishim të zotë të reagonim.

Bëmë gabime foshnjarake. Me ekipe të tilla duhet edhe eksperiencë. Tentuam të qarkullonim topin. Presioni ishte brenda nesh, kjo ndikoi në pësimin e atyre golave.Granada vraponte dyfish më tepër, jo më kot janë në vendin e 6-të në Spanjë, kanë mundur Barcelonën kanë barazuar me Realin. Niveli i tyre është i lartë. Në qoftë se nuk do të kishim pësuar gol aq shpejt, mund të bënim diçka më ndryshe", tha Martini

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco